AKTUALITET, 25 Tetor 2025, 19:18

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër,

Tre automjete janë përplasur përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.

Si pasojë e përplasjes 4 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e shkaqet e këtij aksidenti.