AKTUALITET, 25 Tetor 2025, 15:22

Fluks i lartë në pikën kufitare në Kapshticë, pala greke punon me pak sportele

Fluks i lartë në pikën kufitare në Kapshticë, pala

Një fluks i lartë është regjistruar këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Kristopologjisë, pikë kufitare e cila lidh Shqipërinë me Greqinë.

Burime pranë stacionit kufitar të Kapshticës thanë se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve në këtë fundjavë në të dyja anët e kufirit si dhe për shkak se pala greke po punon me numër të kufizuar sportelesh.

Fluksi më i lartë i mjeteve ndodhet në tokën neutrale ndërsa policia jonë kufitare punon me numër maksimal sportelesh duke krijuar kushte normale të lëvizjes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj.