AKTUALITET, 18 Dhjetor 2021, 09:16

Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, komisioni jep të dhënat e para: Hapen të gjitha qendrat e votimit, procesi vijon normalisht

Referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, komisioni jep të

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se janë hapur dhe vijon normalisht procesi i votimit të referendumit  për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Ky komision bën me dije se janë hapur të gjitha qendrat e votimit, pra 106, në mbarë vendin, ku delegatët po votojnë për shkarkimin ose jo të Bashës.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton që materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.


Deri në këto momente, sipas informacioneve zyrtare nga Komisionet përgjegjëse, janë hapur në orën 8.00 të 106 Qendrat e Votimit.

Ka filluar dhe vijon procesi i votimit qetë dhe notmalisht.

Komunikimi I ardhshëm do të bëhet rreth orës 10.30 ku do të jepen të dhënat e para rreth pjesëmarrjes dhe ecurisë në procesin e votimit.