TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka hequr kostumin e kryeministrit dhe diskuton si analist për situatën brenda Partisë Demokratike.
I pyetur se me kë është Rama më Bashën apo me Berishën, kryeministri thotë se në mënyrë cinike është me sherrin, ndërsa për të mirën e vendit është me një opozitë që mund të flitet.
“Unë mendoj se në mënyrë cinike Ramës i intereson sherri, por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama i intereson qetësia, pra i intereson një opozitë që mund të flitet. Të dyja këto janë të pamundura. Unë thashë që do ti interesonte një opozitë që mund të fliste dhe angazhohej për arsyen pragmatike
Nuk ka beteja për këta, sepse këta i ka mundur. Por është e sigurt sipas meje që Rama nuk është me asnjërin. Në mënyre cinike do të ishte me sherrin, në mënyrë pragmatike do të ishte me një opozitë të unifikuar dhe që angazhohet”, shpjegoi Rama si analist ne emisionin "Zonë e Lirë".