TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Denis Dyrnjaja, duke komentuar të ashtuquajturën “kafe” të Salianjit mes disa fitues të primareve dhe të votave në listën e hapur të PD-së, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se për Berishën kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ai ka parë shumë lëvizje të tilla dhe të gjitha i ka "shuar".
Biseda
Dyrnjaja: Sa ka parë Berisha si këta e sa këta, më keq se këta e më intrigantë se këta, edhe i ka ekzekutuar të gjithë, i ka likuiduar si armiq të partisë.
Rakipi: Kështu që doktori i heq këta thua?
Dyrnjaja: Doli, tha një fjalim, edhe Saljani ka qenë në këtë zyrë, tha, edhe Alimehmeti ka qenë në këtë zyrë. Mesazhi ishte ai, ça ishte?
Lesi: Njërin nga ata e bëri këshilltarët të lartë për sigurinë kombëtare. Gjunkshin e emëroi këshilltar të lartë sot.
Dyrnjaja: Pse ajo do ta mbajë Gjunkshin që të mos shkojë me ta?
Rakipi: Se duket si puçi i kafenesë, siç thanë ata, por një shqetësim kishte.
Dyrnjaja: Problemi është çfarë do të sjellin.
Lesi: Ka njoftim para një ore e gjysmë. Salianji ka foltoren e vet në Durrës.