TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka shprehur bindjen e saj të plotë se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një çështje thelbësore për ruajtjen e kontrolleve dhe balancave në sistemin demokratik të Shqipërisë.
Në një reagim të fundit, pas deklaratave nga përfaqësitë e BE dhe SHBA në Shqipëri për shpërfilljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, Spiropali u shpreh se e kishte ngritur këtë çështje si prioritet, duke kërkuar që Kuvendi të ndjekë dhe zbatojë vendimet e mbetura të GJK.
Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit. Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar,
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) September 13, 2024
Spiropali shtoi se votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh.
Ajo shtoi se pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i është drejtuar sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Kryeparlamentarja theksoi se sapo të merret nga Komisioni i Venecias opinioni përkatës, do të veprohet sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë.