AKTUALITET, 13 Shtator 2024, 15:35

Ligji i ri për “Inspektimin” miratohet në Kuvend, do ndryshojë tërësisht mënyrën e kontrolleve në biznese!

Ligji i ri për “Inspektimin” miratohet në Kuvend, do

Ligji i ri për “Inspektimin” u miratua në Kuvend. Me këtë votim parlamenti i dha dritë jeshile në ligjin për  inspektimin në Shqipëri.

Ndryshimet në këtë ligj u hartuan me përfshirjen e të gjitha dhomave të biznesit që operojnë në Shqipëri përfshi ato te huaja, ekspertizës se OECD.

“Ndryshimet do të ndryshojnë rrënjësisht marrëdhënien e trupave të inspektimit me biznesin dhe sipërmarrjen, duke ulur barrën ndaj tyre, me pak inspektime, jo masë administrative por paralajmërim e lënie detyrash me qellim vetrregullim, vetformalizimi”, shprehet Delina Ibrahimi, ministre për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit.

Gjatë diskutimeve në parlament Klotilda Bushka, kryetare e komisionit të ligjeve i konsideroi ndryshimet si të rëndësishme e hapur një kapitull të ri për inspektimet.