AKTUALITET, 13 Shtator 2024, 14:49

Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm vendos për Berishën dhe Malltezin

Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i

Apeli i Posaçëm la në fuqi masën “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Berisha dhe Malltezi u morën të pandehur për çështjen e privatizimit stë ish- kompleksit Partizani dy ditë më parë.

“SPAK nuk ka futur të bëjë pjesë të dosjes fletoren zyrtare ligjet e kohës. Kjo tregon nështrimin politik. E kanë bërë të qartë vijimi është me të njëjtën masë. Ne i treguam gjykatës që prokurorët kanë dalë në gënjeshtër. Ka kod të veçantë për Edi Ramën dhe kod të veçantë për Sali Berishës. Ka vjedh tokë në Gjipe, asgjë nuk ka. Këto deklarova në gjykatë”, deklaroi Malltezi para SPAK këtë të premte.

Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.