AKTUALITET, 13 Shtator 2024, 17:07

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, lihet në burg 49-vjeçari dhe dy djemtë e tij

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, lihet në burg 49-vjeçari

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, Altin Kukaj, dhe tre bashkëpunëtorët e tij. Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie nga ana e policisë, ndërsa familjarë të palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës së gjykatës në distancë.

Në orën 14:00, përpara gjykatës u paraqittën të akuzuarit si më poshtë:

-Altin Kukaj, 49 vjeç, autor i ngjarjes,
-Ervis Kukaj, 21 vjeç, djali i Altin Kukaj,
-Emauris Kukaj, 18 vjeç, djali tjetër i Altin Kukaj,
-Tomori Zykaj, 67 vjeç, bashkëpunëtor i dyshuar

Pas shqyrtimit të provave dhe argumenteve, gjyqtarja Glediana Bregu vendosi të vendosë masën e sigurisë “arrest me burg” për të katër të akuzuarit. Altin Kukaj, së bashku me djemtë e tij, Ervis dhe Emauris Kukaj, të tre banues në Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik dy shtetasit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta, tre ditë më parë në fshatin Kurjan të Roskovecit.