TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tragjike u regjistrua paraditen e djeshme ku Anila Prendushi, nënë e tre fëmijëve, u qëllua me plumb në kokë nga partneri i saj, Kolë Manaj, i cili më pas vrau dhe veten.
Teksa Prendushi po vijon betejën për jetën në Spitalin e Traumës si pasojë e plumbit të marrë në kokë, shoqata “Gruaja tek Gruaja” ku dhe 44-vjeçarja ka punuar, ka ardhur me një reagim në rrjetet sociale.
Të tronditur nga kjo ngjarje tragjike, shoqata ka zbuluar se prej 5 vitesh Anila ka qenë një mbështetje e madhe për gratë, vajzat dhe familjet të cilët kishin rënë pre e dhunës.
Sipas tyre 44-vjeçarja është një profesioniste e përkushtuar një psikologe e ndjeshme por mbi të gjitha një grua e fortë e cila në asnjë moment nuk është kursyer dhe u ka ardhur në ndihmë të gjithë vajzave dhe grave të cilat kanë përjetuar momentet më të errëta të jetës së tyre.
“Ajo ka punuar me përkushtim në Strehëzën e Emergjencës për viktimat e dhunës në familje, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin dhe kauzën tonë të përbashkët.
Ngjarja e së martës, që e la Anilën të plagosur rëndë në kokë nga partneri i saj, përpara se ai të vetëvritej, na kujton edhe njëherë tragjedinë që dhuna ndaj grave vijon të shkaktojë në shoqërinë tonë. Asnjë grua nuk është e paprekshme ndaj dhunës. As ato që ndihmojnë të tjerat, as ato që punojnë për të ndryshuar realitetin”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e qendrës.
Postimi i plotë:
Shoqata “Gruaja tek Gruaja” shpreh dhimbjen dhe tronditjen e thellë për ngjarjen e rëndë që ka prekur kolegen tonë, Anila Prendushi. Anila, e cila prej mbi 5 vitesh ka qenë krah grave, vajzave dhe familjeve të mbijetuara të dhunës me bazë gjinore, sot ndodhet vetë në një luftë për jetën pas dhunës së ushtruar nga partneri i saj.
Një profesioniste e përkushtuar, psikologe e ndjeshme dhe grua e fortë, Anila ka qene mbeshtjetje për gra që kanë kaluar situata të vështira, duke ofruar ndihme, ne momentet më të errëta të jetës së tyre. Ajo ka punuar me përkushtim në Strehëzën e Emergjencës për viktimat e dhunës në familje, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin dhe kauzën tonë të përbashkët.
Ngjarja e së martës, që e la Anilën të plagosur rëndë në kokë nga partneri i saj, përpara se ai të vetëvritej, na kujton edhe njëherë tragjedinë që dhuna ndaj grave vijon të shkaktojë në shoqërinë tonë. Asnjë grua nuk është e paprekshme ndaj dhunës. As ato që ndihmojnë të tjerat, as ato që punojnë për të ndryshuar realitetin.
Anila, ti ke qenë dhe do mbetesh simbol i forcës, humanizmit dhe dashurisë për njeriun. Ne lutemi për shërimin tënd dhe jemi pranë familjes tënde në këto momente të vështira.
Të bashkuar në dhimbje, por edhe në vendosmërinë për të vazhduar rrugën që Anila ka zgjedhur me aq dashuri e guxim, do të vijojmë të luftojmë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Me mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin tënd, Anila.
Shoqata Gruaja tek Gruaja