AKTUALITET, 7 Dhjetor 2023, 16:55

Raporti i PISA: 25% e nxënësve shqiptarë bullizohen, 31 % lënë orët

Raporti i PISA: 25% e nxënësve shqiptarë bullizohen, 31 %

Orët e mësimit në shkollat  shqiptare zhvillohen përmes zhurmës. Në analizën që ekspertët e Raportit ndërkombëtar PISA 2022 bënë për vendin tonë, kanë vënë në dukje se 11% e nxënësve kanë raportuar se në shumicën e orëve mësimorë mësuesve ju duhet që të presin një kohë të gjatë që klasa të qetësohet për të zhvilluar mësimin. Kjo është dhe një ndër arsyet pse 15-vjecarët dolën dobët në testin e bërë në 2022.

Por sa të zhurmshëm, një pjesë e nxënësve shqiptarë janë edhe neglizhentë, ata shpesh lënë mësimin. Sipas raportit, në vitin 2022, 31%  nxënësve, kishin lënë shkollën për një ditë gjatë 2 javëve që u realizua testimi, ndërsa 44% e nxënësve në klasën e 9, kishin shkuar me vonesë në mësim.

Ekspertët kanë nxjerrë dhe një tjetër fakt shqetësues, bullizmin. 25% e 15-vjeçarëve bullizohen në shkolla, nxënësit e tallur shpesh ishin më të prirur të kishin lënë shkollën dhe të kishin performacë të dobët në mësime.