TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat po diskutohet mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për ‘Lojërat e Fatit’ në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka qenë kundër këtij ligji, i cili sipas tij do të thotë “hapje pa duar” e lojërave të fatit.
Sipas Braçes është më mirë që ky treg të jetë monopol i shtetit, sepse me ligjin e ri ka ende shumë hapësira ku organizatat kriminale të fusin duart.
“Më mirë ta ketë monopol shteti këtë veprimtari. Ky shtet nuk ka asnjë kontroll, vetëm se i legalizon. Ligji lë hapësira që organizatat kriminale të fusin duart në këtë aktivitet” tha Braçe ndër të tjera.
Kryetari, Eduard Shalsi ka replikuar me kolegun e tij duke theksuar se është shumë e vështirë që këtë treg ta komandojë 100% shteti për disa arsye, ndërsa pranoi se sa i përket formalizimit është e pamundur të formalizohet 100%.
“Ky treg e pamundur të formalizohet 100%, të formalizohet aq sa është e mundur
Duhet një kohë e konsiderueshme dhe kapacitete financiare, nëse duam platforma reale monitoruese, që shteti t’i marrë në kontroll.
Unë mbështes iniciativën e qeverisë, për këto ndryshime të shpejta, sikundër thash që ligji ka probleme. Rregullime janë. Ka nevojë për një ligj të ri.
Nuk po e hapim pa duar, por po marrim disa masa” tha Shalsi.