AKTUALITET, 7 Dhjetor 2023, 13:45

Dyshohet se vrau 41-vjeçarin, momenti kur autori largohet me “Benz-in” luksoz

Dyshohet se vrau 41-vjeçarin, momenti kur autori largohet me

Janë siguruar fotot e makinës me të cilën autori i dyshuar A.G., i cili ekzekutoi shtetasin, Elton Javori në lagjen “16 Prilli” në Fier, paraditen e sotme është larguar nga vendi i ngjarës.

Makina është tip Benz “E class coupe” me targa shqiptare me ngjyrë të errët.

Nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes tij dhe viktimës që çuan drejt këtij krimi të rëndë.

41-vjeçari u ekzekutua rreth orës 11:00 paradites së sotme në lagjen “16 prilli”, rreth 100 metra larg banesës se Elton Javori.

Viktima u qëllua me dy plumba në bark sapo zbriti nga automjeti i tip Porche rreth 100 metra larg banesës. Ai u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

41-vjeçari mësohet se kishte dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe në zonë nuk njihej si person problematik.