AKTUALITET, 7 Dhjetor 2023, 13:15

Goditja e lojërave të fatit, reagon Balla: Janë burim financimi për grupet kriminale. Përgëzime Policisë së Shtetit

Goditja e lojërave të fatit, reagon Balla: Janë burim financimi

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla  ka reaguar në lidhje me megaoperacionin e Policisë së Shtetit, ku janë goditur qindra qendra të lojërave të fatit dhe janë vënë në pranga 116 persona.

Balla thekson se organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale.

Reagimi i plotë:

“Përgëzime Policisë së Shtetit për intensifikimin e “Sundimit të Ligjit” dhe goditjen e grupeve kriminale të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale. Prandaj kontrollet duhet të vijojnë në gjithë territorin në mënyrë sistematike. Rezultatet e operacionit gjatë natës së mbrëmshme meritojnë përgëzime, por publiku pret më shumë prej nesh.

116 PERSONA TË ARRESTUAR
94 TË PROCEDUAR
253 PIKA TË PALIGJSHME”, shkruan Balla.