AKTUALITET, 7 Dhjetor 2023, 14:00

Akuzohet se vrau dhëndrin pranë gjykatës, burg përjetë për Mexhit Picarin! Ja me sa vite u dënua e bija

Akuzohet se vrau dhëndrin pranë gjykatës, burg përjetë
Mexhit Picari

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjeshtëm për Mexhit Picarin i akuzuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj.

Ndërsa për vajzën e tij, Dhurata Saliaj, dënimi është ulur në 4 vjet e 6 muaj burgim.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës e kishte dënuar bashkëshortja viktimës me 30 vite burg.

Apeli rrëzoi akuzën e ngritur ndaj saj për bashkëpunim në vrasje, duke e dënuar për krijim të kushteve për të kryer vrasjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku 53 vjeçari vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës, Kudret Saliaj, të cilët ishin në proces divorci.

Vrasja e 41-vjeçarit ndodhi pak minuta para seancës së 5-të për divorcin. I plagosur mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Kudret Saliaj ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij kur vjehrri iu afrua dhe e qëlloi për vdekje.

Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes!