AKTUALITET, 8 Prill 2025, 14:37

Një vit më parë terrorizoi lagjen në Korçë kur qëlloi me kallash nga ballkoni i shtëpisë, ndërron jetë 72-vjeçari

Një vit më parë terrorizoi lagjen në Korçë kur

72-vjecari Edmond Naska, i cili një vit më parë terrorizoi Korçën pasi qëllonte me kallash nga ballkoni i shtëpisë, ka ndërruar jetë në banesë.

Mësohet se 72-vjecari vuante nga probleme me shëndetin mendor dhe ko vetëm, ndërsa është gjetur sot i pajetë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korçës. Prej vitesh Naska jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa në korrik të vitit të kaluar ai qëllonte me kallash nga banesa e tij ku u desh ndërhyrja e forcave të Renea-s për të neutralizuar 72-vjeçarin.

Sipas burimeve paraprake, nuk janë këqyrur shenja dhune, megjithatë trupi do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore.