TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen si kryeministër i Malit të Zi.
Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se askush nuk e kishte besuar deri dje se në Ballkanin me 6 shtete, në 3 prej tyre do të kishte kryeministër shqiptar.
Më tej Rama shkruan e tani është radha e kryeministrave që të japin provat si ndërtues urash për paqe dhe mirëqenie për të gjithë.
I lumtur që @DritanAbazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë.

