AKTUALITET, 28 Prill 2022, 15:21

Integrimi, Rama: Informova Varhelyin për mundësinë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Integrimi, Rama: Informova Varhelyin për mundësinë që

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.

Rama gjatë fjalës së tij edhe një herë ka theksuar se integrimi dhe hapja e negociatave lidhet me ngërçin e krijuar nga vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut.

Kreu i Qeverisë ka shtuar se Shqipëria është përcaktuar në një pozicion të lidhur me Maqedoninë e Veriut.

Rama tha se e ka informuar Varhelyin për Këshillin Kombëtar, që në rast se gjendja mbetet e pandryshuar edhe në këtë 6-mujor që ka Presidencën Franca, Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut.

“Deri në këtë takim të Këshillit Evuropian ne jemi që të dy vendet bashkë të hapen negociatat. Kemi diskutuar edhe për projektet e mëdha. Varhelyi ka ardhur dje nga Maqedonia dhe e ka parë vetë se distanca është e shkurtër dhe ka qenë mbështetës për korridorin 8 në rrjetin Europian. Pas këtij udhëtimi është edhe më i bindur dhe së shpejti ka ministrial të transportit në kuadër të BE të merret vendimi për investimin në Korridorin 8. Me mbështetje nga BE”, tha Rama.