AKTUALITET, 16 Gusht 2023, 09:06

Dyshohet se vodhën në një biznes shuma parash dhe sende me vlerë, arrestohen dy persona

Dyshohet se vodhën në një biznes shuma parash dhe sende me

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën duke vjedhur sende me vlerë dhe para në një biznes në zonën e Unazës së Re.

Policia thotë se të arrestuarit janë një 29-vjeçar dhe një 40-vjeçar, të cilët janë kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.

Ndërkohë në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të aparatit celular të 40-vjeçarit u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.

Njoftimi i plotë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Breake”.

Vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në zonën e Unazës së Re, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, zbardhjen e tyre dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Breake”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit Sh. G., 29 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën “Teodor Keko”.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit A. Ç., u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.