TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kundër dorëzimit të ishullit të Sazanit te familjarë të Trump, për investim në një resort luksoz, duke përfituar tokën dhe statusin investitor strategjik.
Qori u shpreh se Sazani do të shndërrohet në një ishull privat për miliarderët dhe i vetmi ishull që kemi do të falet nga qeveria për interesa personale.
“Unë e kam kritikuar këtë, e kemi diskutuar edhe një vit më parë, i mbetem të njëjtit qëndrim, është zhvatje që i bëhet popullit shqiptar, Sazani dhe Zvërneci janë pasuri e jona dhe nuk mund t’ia falim askujt, qoftë oligarkë, investitorëve të huaj apo biznesmenë në vende të rëndësishme si SHBA.
Zoti Rama t'i dhurojë shtëpinë e tij po të dojë zotit Kushner apo zonjës Trump apo direkt Presidentit Trump. Nëse do të bëjë qoka, apo të rregullojë pozicionin e qeverisë në SHBA. Nga artikulli i “The Guardian”, kuptohet se Sazani do të shndërrohet në një ishull privat për miliarderët. I vetmi ishull që kemi si republikë, një ishull në të cilin sovranitetin e kemi vendosur pas Luftës së Dytë Botërore po e falim. Meqenëse Kushner do të marrë edhe investitorin strategjik si status, qeveria do të sigurojë infrastrukturën, në mënyrë që miliardat e tyre të jenë sa më të sigurta.
Një problem që vjen, ka të bëjë me procesin, me procedurat. Dikush mund të thotë duhet për turizëm, harrojmë natyrën dhe biodiversitetin. Pse nuk ka thirrje që një grup i pavarur gjykuesish të shqyrtojë kërkesat apo propozimet më interesante edhe nga pikëpamja mjedisore?
Këtu investitori është zgjedhur para investimit si projekt dhe kjo po bëhet fakt i kryer. Nuk e kuptoj se çfarë dobie i sjell kjo popullit shqiptar. Nuk e kuptoj lehtësinë me të cilën dorëzojmë sovranitetin e Shqipërisë. Njëlloj si në Shëngjin me kampin e refugjatëve, ku ligji shqiptar nuk ka fuqi.
Për të gjithë këto arsye më duket transaksion problematik dhe do të doja të dëgjoja sa më shumë zëra kundër një transaksioni të tillë.
Vërej edhe njerëz që justifikojnë me kinse patriotizëm, meqenëse jemi aletë të SHBA, duhet të kujdesemi për interesat e farefisit të presidentit të SHBA, por aleanca jonë është me SHBA dhe jo me biznesmenë apo farefis të pushtetmbajtësve në SHBA. SHBA është shtet më serioz, se duan ta portretizojnë, me djalin, kunatin, vajzën e me rradhë.
Frika ime është që keqkuptohen edhe marrëdhëniet ndërkomëbtare dhe shihen si ortakëri të pista me leje ndërtimi”- tha Qori.