TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Ilir Meta mbahet padrejtësisht në burg. Sipas tij akuzat ndaj mund të jenë një mal, por Ilir Meta është në masën arrest me burg pa argumenta, pasi nuk paraqet rrezik për hetimet.
“Meta që ka në pushtet që në vitin 2001 njihet në popull si një njeri që është futur kokë e këmbë në korrupsion. Por ne duhet të ndajmë dy gjëra. Duhet të ndajmë ka apo s’ka prova SPAK.
Për cilën arsye SPAK dhe gjykata e vendosin që ta lënë Metën në burg? Akuzat ndaj tij mund të jenë mal, por që Ilir Meta të qëndrojë në burg pa asnjë argument... Ne do të lexojmë nesër se Ilir Meta do të arratiset, se do të prishë provat. Ka nisur hetimi që në kohën e CEZ, por është thelluar që në 2019 dhe këtej. Dhe është argumentimi se Ilir Meta do ta përsërisë këtë vepër penale? Është i çuditshëm arsyetimi që ne do ta mbajmë Ilir Metën në burg.
Ata që bëjnë arrestime të tilla dhe ngrejnë akuza të tilla nuk kanë mision drejtësinë, por mision për spektakël për të vendosur kastën. Këto procese si i Metës, Berishës dhe Veliajt, si ai i Thoma Gëllçit do të rrëzohen të gjitha në Strasburg se nuk ka arsye të mbahen në burg”- tha Tela.