TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH). Ata u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin kriteret pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre. Aktualisht në garë mbeten 7 kandidatë.
Kandidatët që do te vijojnë garen per kreun e BKH janë:
Andi Pogaçe, Prokuror Fier, aktualisht këshilltar në KLP;
Artur Beu, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit;
Gentian Ndoi, aktualisht ai mban postin e drejtorit të krimit ekonomiko-financiar në Departamentin e Policisë Kriminale;
Gentjan Shehaj, Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Kordinimit dhe Sigurimit të Cilësisë, në Akademinë e Policisë, në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. (Ishte pjese edhe e gares per drejtor te Pergjithshem);
Gledis Nano, ish-Drejtor i Pergjithshëm i Policisë, Joni Keta e Elton Kërluku.
Veprimtaria e Byrosë Kombëtare të Hetimit bazohet në një shërbim të specializuar të policisë gjyqësore që realizon parandalimin, zbulimin, hetimin, dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, nëpërmjet hetimit proaktiv, aplikimit të teknikave speciale të hetimit, aplikimit të sistemeve, databazës, analizës dhe inteligjencës, mjeteve të teknologjisë së informacionit si dhe forcimin e masave që synojnë rritjen e parametrave të sigurisë ne vend.