AKTUALITET, 26 Qershor 2025, 15:13

U kap mat gjatë grabitjes në një banesë, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

U kap mat gjatë grabitjes në një banesë, arrestohet

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi u kap në flagrancë brenda një banese në lagjen nr. 17, ku kishte hyrë me qëllim për të vjedhur.

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit të Policisë bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit O. T., banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se vetëm disa orë më herët, ai kishte kryer edhe një tjetër vjedhje – konkretisht një biçikletë në lagjen nr. 18.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.