TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nick Abbott ka marrë pjesë sot në takimin me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Gjatë fjalës së tij Abbott se u shpreh se reformat zgjedhore në të ardhmen duhet të fokusohen në garantimin e një fushe të barabartë për të gjithë. Ai theksoi se duhet të ketë zhvillim më shumë në financim dhe transparencë në fushatat elektorale në mënyrë që njerëzit ta dinë se si financohen këto fushata dhe nga kush.
“Reforma në të ardhmen duhet të fokusohet në garantimin që të ketë një fushë të barabartë për të gjithë. Marrëveshje mes partive politike, përfshirë këtu grupet përfaqësuese të grave dhe pakicave dhe me këtë qëllim më duket se janë përsëritur shumë këto çështje, mendoj se duhet të ketë zhvillim më shumë në financim dhe transparencë në fushatat elektorale në mënyrë që njerëzit ta dinë se si financohen këto fushata dhe nga kush. Duhet të ketë mekanizma më të mirë për të parandaluar”, tha Abbott.
Ai tha se parlamentarët duhet të veprojnë për ndryshim dhe shoqëria civile duhet të shtyjë për këtë ndryshim. Sipas tij partitë duhet të kenë akses të barabartë në media dhe ku është akoma problem, sidomos për partitë e vogla.
"Gratë mbeten të nënpërfaqësuar në zgjedhje dhe mendoj që mandati katërvjeçar duhet të jetë shumë i rëndësishëm përveç agjendës së brendshme për anëtarësimin në BE për 2030 shohim edhe sfida të tjera për sigurinë evropiane, ku Shqipëria ka një rol për të luajtur”, tha Abbott.