TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas gati 4 ditësh nën pushtetin e flakëve, në malin e Çikës në Vlorë kanë mbërritur dy avionë Canadair. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se avionët vjen si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile për Shqipërinë.
Po ashtu, ministri thotë se janë rreth 100 efektivë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikës që punojnë për shuarjen e zjarreve.
“Dy avionë të tipit Canadair për shuarjen e zjarreve vijnë si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile për Shqipërinë.
Sapo nisi ndërhyrja nga ajri për fikjen e flakëve në malin e Çikës, ku prej orësh po punojnë edhe rreth 100 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të emergjencave civile dhe strukturave vendore”, shkruan ministri Niko Peleshi.
Kujtojmë që prej 4 ditësh zjarri në malin e Çikës iu afrua edhe banesave pranë fshatit turistik të Dhërmiut.
Një ditë më parë, Panorama.al publikoi edhe disa pamje nga fshati Dhërmi, ku shihej qartë se flakët po përparonin.