AKTUALITET, 14 Korrik 2022, 17:48

Humbi jetën duke shpëtuar dy të mitur nga mbytja/ Berisha i shpreh ngushëllime familjes së 18-vjeçarit: Një hero i vërtetë, u bë i pavdekshëm me veprën e tij

Humbi jetën duke shpëtuar dy të mitur nga mbytja/ Berisha i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë të shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 18-vjeçar hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe mikun e tij, por fatkeqëisht humbi jetën.

Berisha e konsideron 18-vjeçarin Anri Kashiku një hero të vërtetë i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar dy jetë të tjera.

Ish-kryeministri i shpreh ngushëllime familjes së 18-vjeçarit për humbjen e pakompensueshme.

Postimi:

Një hero i vërtetë! Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.

Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin!