TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli të enjten vendimin për shkarkimin e prokurorit Ludovik Dodaj, pasi shumica e KPA arsyetoi se ai kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, sa i përket pagesave të kësteve për një apartament 108 metra në zonën e plazhit në Durrës.
Dodaj, i zgjedhur në tetor 2021 si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u konfirmua në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në qershor të vitit 2020. Por vendimi i konfirmimit u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.
Pas një sërë seancash, trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me kryesuese Natasha Mulaj, relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, vendosi të pranojë ankimin dhe prishë vendimin e Komisionit. Mulaj në leximin e vendimit tha se vendimi i KPK u gjet i drejtë në kriteret e figurës dhe profesionalizmit, por shumica e trupës doli në përfundimin se Dodaj kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë./reporter.al