AKTUALITET, 30 Tetor 2024, 11:39

Rama - pensionistit në Durrës: Çfarë është kjo? Me të keq me mua nuk fiton! Takohemi më pas, mos ma ndërprit më fjalën

Rama - pensionistit në Durrës: Çfarë është kjo?

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në një takim me pensionistë në qytetin e Durrësit.

Gjatë takimit, një prej tyre i ndërpreu fjalën dhe i kërkoi që të fliste, por kreu i qeverisë i tha se duhet të flasin më radhë.

“Do të flasësh, por me radhë. Nuk jam i detyruar të të respektoj në momentin që ti nuk respekton të tjerët, ia ndërpreve fjalën katër herë parafolësit. Çfarë është kjo sepse nuk e kuptoj.

Me zor me mua nuk fiton dot askush. Aq më keq që qenkemi fis bashkë. Takohemi mbrapa, mos më ndërprit më mbledhjen, jemi në takim”, tha Rama.