TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit sot, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Rethimno të Greqisë.
Mediat lokale raportojnë se shqiptari, i cili ishte duke lëvizur me motor, për arsye ende të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
I riu u dërgua në spital, por për fat të keq nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga aksidenti.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pak jashtë fshatit Adele në orën 02:00 të mëngjesit.
Ndërkohë mësohet se 25-vjeçari shqiptar nuk ishte i pajisur me helmetë. Policia po heton shkaqet e ngjarjes.