AKTUALITET, 30 Tetor 2024, 10:33

Krimi/ Tentativë sulmi ndaj agjentit të Krimeve në Shkodër?! I digjen dy makina në mes të natës

Krimi/ Tentativë sulmi ndaj agjentit të Krimeve në Shkodër?!

Policia e Shkodrës ka raportuar një incident të dyshimtë zjarri, ku dy automjete u shkrumbuan plotësisht në lagjen "Kongresi i Përmetit."

Burime për mediat bëjnë me dije se dyshohet që shënjestra e këtij akti ka qenë Ergys Lohja. Ky i fundit punon si agjent krimesh në Komisariatin e Shkodrës. Sipas njoftimit të policisë automjetet e djegura, të tipit "Benz ML" dhe "Kiron Ssanyong," ishin në pronësi të vjehrrit të tij, Sabaudin Hoxha, dhe ishin parkuar pranë banesës së Lohjes.

Ngjarja u shënua gjatë mesnatës dhe pavarësisht ndihmës nga forcat zjarrëfikëse, flakët kishin përfshirë tërësisht të dy automjetet. Për pasojë, u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, por nuk raportohen të lënduar.

Policia ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ky incident është një sulm i qëllimshëm ndaj Lohjes. Ndërkohë, grupi hetimor po shqyrton provat dhe po mbledh dëshmi për të sqaruar motivet dhe autorët e mundshëm të këtij akti.