AKTUALITET, 30 Tetor 2024, 11:31

Kishte ndaluar në rrugë pas një aksidenti në Durrës, 58- vjeçari humb jetën pasi përplaset nga kamioni! Arrestohet autori

Kishte ndaluar në rrugë pas një aksidenti në Durrës,

Një 52 vjecar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi dje në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, me kamionin që drejtonte, ka përplasur një 58 vjeçar, banues në Berat, i cili kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e dëmtimeve, personi me inicialet A. Ç. ka humbur jetën në spital.            

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Kavajë-Durrës”, me kamionin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. Ç., 58 vjeç, banues në Berat, i cili kishte ndaluar në rrugë pasi automjeti i tij ishte përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi A. Ç. ka humbur jetën në spital.            

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.