AKTUALITET, 30 Tetor 2024, 11:07

"Dëgjon lloj lloj sharlatanësh..."/ Rama takim me pensionistët në Durrës: Tani është koha e rishikimit të pensioneve, ja pse nuk mundëm dot më parë

"Dëgjon lloj lloj sharlatanësh..."/ Rama takim me

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e radhës me pensionistët, ku këtë herë u ndal në Durrës. Kreu i qeverisë theksoi se ekonomia e vendit po rritet në mënyrë të qëndrueshme, ku shumë sektorë e kategori po përfitojnë.

Megjithatë, Rama theksoi se pensionistët nuk kanë përfituar, por janë objektiv i qeverisë së tij, në mënyrë që t’iu sigurohet një rritje graduale e pensioneve.

“Pse është koha për ta bërë këtë diskutim? Sepse ne jemi në kushtet që ekonomia jo vetëm po rritet, por po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe në fakt nga kjo rritje ekonomike të gjitha kategoritë e tjera kanë përfituar dhe po përfitojnë, po përfitojnë në formën e rritjes së pagës, volumit të biznesit, volumit të të ardhurave. E vetmja kategori që nuk ka përfituar nga kjo rritje ekonomike është ajo e pensionistëve, për të cilët ne kemi bërë shumë gjëra, por akoma nuk kemi bërë atë gjë që ju e prisni e që ne e kemi objektiv që ditën e parë që jemi ulur në tryezën e qeverisë, që është një rritje graduale dhe e qëndrueshme e pensioneve”, tha ai.

Po ashtu, Rama nuk kurseu as përgjigjet për kritikët.

“Në këtë kohë që jetojmë edhe ne si pjesë e kësja bote, po kjo bota jonë është akoma më e ngarkuar nga llumi edhe nga ujërat e zeza të kanaleve mediatike të ekraneve ku ccfarë nuk dëgjon, por ajo që rrallë e dëgjon është e vërteta edhe rrallë dëgjon të flitet për fakte e ccështje që janë vërtetë të rëndësishme për njerëzit, sicc janë ccështjet e pensioneve, për të cilën po të  hapësh televizorin dëgjon lloj lloj sharlatanësh që premtojnë lloj lloj ccudish dhe ndërkohë ngrënë lloj llojnë akuzash e prandaj është e rëndësishme të flasim drejtpërdrejt e t’i komunikojmë gjërat drejtpërdrejt në bazë të fakteve”, tha ai.

Rama theksoi se shmnagia e sigurimeve shoqërore është arsye kryesore e mosrritjes graduale të pensioneve

“Për pensionet dëgjon lloj lloj sharlatanësh që premtojnë lloj lloj çudish e ngrejë akuza. Prandaj është e rëndësishme ti komunikojmë gjërat drejtpërdrejtë. Është koha sepse ekonomia po rritet dhe po përfitojnë të gjitha kategoritë e tjera, në formën e rritjes së pagës, rritjes së biznesit. E vetmja kategori që nuk ka përfituar është kategoria e pensionistëve. Ne kemi bërë shumë gjëra, por jo atë gjë që ju e prisni dhe ne e kemi objektiv që ditën e parë. Rritje graduale dhe e qëndrueshme e pensioneve. Pse na është dashur 10 vite që ta bëjmë si rritja e pagave? Pensionet rriten nga kontributet, sot secili prej jush merr nga fondi i kontributeve të atyre që janë në punë.

Ky fond është i pamjaftueshëm për 1100 arsye me të shkuarën dhe të tashmen. Pensionet janë investimi sot për 10-40 vjet i kujtdo që është në punë. Trashëgimia jonë është e tmerrshme, pasi në fillimit e këtij procesi kemi pasur një katastrofë shkatërrimi me ndërmarrje koperative dhe kemi pasur dalje masive pensioni në moshë të re dhe kjo ka rritur numrin e pensionistëve. Kontribusit të vendosen në një raport jo të drejtë me ata që përfitojnë kontribut. Deri në vitin 2014 kur bëmnë reformën e parë të pensioneve, Shqipëria ishte kundër të ardhmes, me një pension tavan 100 euro. Puna në të zezë ishte dominante. Ne hoqëm tavanin dhe të gjithë ata që dalin në pension  nga 2014 e këtej, kanë pension më të lartë. Ata që premtojnë nga ballkoni se do i çojnë pensionet në 1 mij euro”-u shpreh Rama.