AKTUALITET, 1 Gusht 2024, 17:16

Rama nxjerr videon: Gjiri i Gramës, magnet i parezistueshëm i Jonit

Rama nxjerr videon: Gjiri i Gramës, magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, i cili ndodhet 25 km larg qytetit të Vlorës, është një prej ishujve më të bukur në Shqipëri. Këtë parajsë e ka postuar në rrjete sociale edhe kryeministri Edi Rama, ku shkruan “Gjiri i Gramës si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit... mbushur me patronazhistë kuptohet, që i çuam nga deti me autobusa se me rrugë është ca si e pamundur?

#KrenarpërShqipërinë?”. Ky gji po vizitohet shumë edhe nga turistët e huaj, të cilët po mahniten me bukuritë e këtij vendi. Gjiri i Gramës ndodhet në Gadishullin e Karaburunit 25 km larg qytetit të Vlorës, i njohur si Gjiri i Grammatas. Me një pozicion gjeografik jo të zakonshëm, në rrëzë të shpatit perëndimor, shumë të thiktë, pranë Orikumin, gjiri i Gramës ka shërbyer si një vendstrehim për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë kësaj zone bregdetare, në kushte të vështira të motit.