TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme po kryen një tjetër aksion në kryeqytet.
Sipas raportimeve paraprake, mësohet se janë firmosur gjashtë masa sigurie.
Dosja ka të bëjë me trafik ndërkombëtar armësh, ndërsa janë bllokuar një arsenal municionesh.
Ndërkohë aksioni është në zhvillim dhe në orët në vijim priten të tjera detaje.
Kujtojmë që ditën e djeshme SPAK zhvilloi një megaoperacion me fokus kapjen e personave me rekorde kriminale, por edhe zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale.
Operacioni i një ditë më parë ishte vazhdim i operacionit “Plumbi i Artë”.