AKTUALITET, 1 Gusht 2024, 15:41

Aktiv prej 2 ditësh zjarri në Kakarriq të Lezhës, flakët po përhapen drejt Balldrenit

Aktiv prej 2 ditësh zjarri në Kakarriq të Lezhës,

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e Kakarriqit në Lezhë, forcat e zjarrfikëses dhe ekipet e emergjencës civile janë vendosur në zonë dhe po mundohen të vënë nën kontroll flakët pasi aty pranë ka edhe banesa.

Ndërkohë që terreni i vështirë bën edhe që forcat zjarrfikëse të mos depërtojnë deri në fund të të gjithë zonës ku zjarri është aktiv.

Teksa në një deklaratë për mediat ka folur edhe nënkryetari i bashkisë së Lezhës, Elson Frroku, i cili tha se situate është nën monitorimin dhe objektivi kryesor është ruajtja e banesave. Ndërkohë që zjarri ka pushtuar qindra hektarë tokë dhe vijon përparimin drejt Balldrenit.