AKTUALITET, 1 Gusht 2024, 17:02

Fluks në Qafë Botë, ja sa shqiptarë hynë në vendin tonë

Fluks në Qafë Botë, ja sa shqiptarë hynë në vendin

Fluks hyrjesh në pikën kufitare të Qafë Botës. Mësohet se në 24 orët e fundit, në këtë pikë kufitare kanë hyrë 7511 shqiptarë dhe 3894 shtetas të huaj.

Sakaq, nga territori ynë kanë dalë 3617 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Sipas informacioneve nga Komisariati i Policisë Kufitare në Sarandë, në 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe në Portin e Qytetit.

"Kanë hyrë 7511 shtetas shqiptarë -kanë hyrë 3894 shtetas të huaj.

-Kanë dalë 3617 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

-Kanë hyrë 757 mjete shqiptare dhe të huaja

-Kanë dalë 745 mjete shqiptare dhe të huaja.

-U përpunuan në hyrje 17 tragete  dhe 2 mjete turistike

-U përpunuan në dalje 17 tragete dhe 16 mjete turistike”, thuhet në njoftim.