AKTUALITET, 1 Gusht 2024, 14:24

Fruta-perime me nivele të larta nitratesh? Ministrja Denaj përgënjeshtron Blendi Fevziun: Mos u besoni pajisjeve të pacertifikuara

Fruta-perime me nivele të larta nitratesh? Ministrja Denaj

Një ditë më parë gazetari Blendi Fevziu analizoi me një pajisje disa fruta dhe perime në treg dhe ka zbuluar se ato përmbajnë nivele të larta nitrati.

Duke përdorur një detektor, ai mati nivelin e nitratit në disa fruta dhe gjeti se niveli ishte shumë më i lartë se norma e lejuar.

Fevziu e quajti kriminale këtë gjendje dhe theksoi se është si të konsumosh helm çdo ditë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Por, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, i hodhi poshtë pretendimet e Fevziut, dhe u kërkoi qytetarëve të mos u besojnë pajisjeve të pacertifikuara që gjurmojnë praninë e nitratit apo kimikateve të tjera në produktet ushqimore.

Sipas saj, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, është instituti përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike që kontrollon futat dhe perimet që tregtohen në vend.

“Institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ISUV, një institucion shtetëror i fokusuar në akreditimin e testeve laboratorike. Sot jemi 1361 kontrolle. Gjurmohet edhe ku ka produkte që mund të ketë përmbajtje të lartë të disa produkte si nitrati. Duhet të heqim dorë nga pajisje që nuk janë të certifikuara. Çdo produkt që mund të ketë indikacion të shkojë dhe të certifikohet në ISUV. Sot produktet bujqësore, sidomos nga zona e Myzeqesë, nuk ndodh që të mos kenë produkte të certifikuara”.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u miratua një projektligj, që organizon rregullat për produktet organike të prodhuara në vendin tonë.

“Synohet që këto produkte të vendosen në tregun shqiptar sipas të gjitha standardeve të Bashkimit Evropian. Rregullohen parimet për certifikimin e operatorëve organikë, rregullat e kontrollit zyrtar në çdo fazë të prodhimit, përgatitjes, ruajtjes dhe shpërndarjes, importit dhe eksportit. Janë përcaktuar edhe autoritetet përkatëse, që do të kenë në përgjegjësi kontrollin zyrtar në çdo hallkë të zinxhirit të prodhimit organik”, u shpreh ministrja Denaj.

Ligji siguron dhe miratimin e listës së produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe produkteve plehëruese, që përcaktohen në bujqësinë organike.