AKTUALITET, 2 Qershor 2022, 11:51

Vjosa Osmani udhëton drejt Shqipërisë, mban homazhe në nder të Bujar Nishanit! Meta e shoqëron deri në sallën “Skënderbeu”

Vjosa Osmani udhëton drejt Shqipërisë, mban homazhe në nder

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në homazhet në nder të ish kreut të shtetit Bujar Nishani.

Osmani është pritur nga homologu i saj shqiptar Ilir Meta i cili e ka shoqëruar atë nga ambientet e jashtme drejt sallës “Skënderbeu”, ku po mbahen homazhet në nder të Nishanit.

Pasi ka nderuar ish-presidentin, Vjosa Osmani është takuar me familjarët e tij duke i shprehur ngushëllime për humbjen e njeriut të afërt.