AKTUALITET, 29 Prill 2025, 17:03

Fushata e socialistëve në Fier, Balluku: Më 11 maj, 11 mandate në këtë qark

Fushata e socialistëve në Fier, Balluku: Më 11 maj, 11 mandate

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, PS do të marrë 11 mandate në qarkun e Fierit.

Nga Fieri, Balluku u shpreh se kjo do të jetë një triumf historik.

“Një rrugëtim të gjatë e me sfida, me detyra për të mbushur, vetëm PS dhe Edi Rama mund ta çojnë Shqipërinë, një hap larg BE. Hedhin baltë edhe mbi ju, mbi të rinjtë e këtij vendi, që vendosi të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi. Baltës i japim përgjigje më 11 maj. 11 mandate në qarkun e Fierit, një triumf historik”, theksoi ajo.