TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari demokrat Sali Berisha, përshëndeti ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një video nga Valencia e Spanjës, ku do marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane.
Gjatë fjalës së tij për ndjekësit, Berisha u shpreh se Spanja ishte vendi i fundit që ai mori pjesë në Kongreset e Partisë Popullore Europiane, pasi kishte dhënë dorëheqjen në vitin 2013.
“Spanja, Madridi do ishte vendi ku unë mora pjesë për të fundit herë në Kongreset e Partisë Popullore Europiane, pasi kisha dhënë dorëheqjen. Sot rikthehem, po në Spanjë për të marrë pjesë për herë të parë pas rikthimit, në Kongresin e Partisë Popullore Europiane,” shprehet Berisha.