AKTUALITET, 29 Prill 2025, 14:56

Konflikti në një zyrë elektorale në zonën e “Ali Demit”, gjenden dy plumba të paplasur! Policia jep detajet e para

Konflikti në një zyrë elektorale në zonën e “Ali

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.