TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është regjistruar në hyrje të Divjakës. Një automjet tip Benz ka goditur një motoçikletë në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.
Mjeti tip Benz ka goditur mjetin tip motoçikletë dhe nga përplasja ballore e tyre drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë.
Ambulanca e ndodhur në afërsi të vendit të ngjarjes e ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjes ku është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja drejtuesi i benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.