TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 39 -vjeçar i identifikuar si V.N është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit.
Blutë kanë sekuestruar celularin në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 39 vjeç, banues në fshatin Balldre.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qira nga shtetasi V. N., i cili u kap në flagrancë duke organizuar lojëra fati (baste sportive), me celular. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.