TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës deklaroi se ka finalizuar fazën e shtatë të operacionit të koduar “Relay”, duke vënë në pranga një 35-vjeçare të dyshuar për trafikim të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Në pranga u vu shtetasja Elsona Çoba, 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë. Ajo u kap në flagrancë në afërsi të Lezhës, teksa transportonte me automjetin e saj tip “BMW” pesë emigrantë, të cilët dyshohet se i kishte marrë në Vorë.
Sipas hetimeve paraprake, 35-vjeçarja u kishte marrë secilit prej emigrantëve nga 2 500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Automjeti i përdorur për transportin u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
"Arrestohet një 35-vjeçare që transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.
35-vjeçarja, dyshohet se iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.
Sekuestrohet automjeti tip “BMW” me të cilin transportoheshin emigrantët.
Si rezultat i një informacioni të marrë për një shtetase e cila do të transportonte disa emigrantë, ilegalisht dhe kundrejt pagesave, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me DVP Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Relay 7”.
Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasja E. Ç., 35 vjeçe, banuese në Rrogozhinë.
35-vjeçarja u kap në flagrancë, në afërsi të Lezhës, teksa transportonte 5 emigrantë, të cilët i kishte marrë në Vorë.
Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se 35-vjeçarja iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme"- njoftoi policia.
Elsona Çoba, 35-vjeçarja e arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të jashtëligjshëm, dyshohet se prej tre vitesh është e përfshirë në këtë skemë të jashtëligjshme.
Gazetarja Xhensila Kodra, raporton se Çoba me origjinë nga Laçi, por banuese në Rrogozhinë, përpara grupit hetimor nuk ka pranuar që të flasë për të treguar rrjetin e trafikantëve që kalojnë emigrantët nga vendet e treta nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se e reja u merrte nga 2500 euro për çdo emigrant që e merrte nga Gjirokastra dhe e dërgonte deri në Muriqan.
Pasi ndalonin disa orë në Vorë, emigrantët futeshin në makina të tjera dhe më pas niseshin drejt Shkodrës në Muriqan, ku më pas merreshin nga grupe të tjera kriminale që i kalonin në shtetet e tjera me destinacion final Italinë. Të paktën janë dy persona të tjerë që po hetohen nga policia, pasi ka dyshime se janë të përfshirë në të njëjtin grup me 35-vjeçaren.
Elsona Çoba merrte deri në 3 makina me qira në Tiranë, Rinas ose në Fushë Krujë për të bërë shpërndarjen e emigrantëve.
Ata merrnin mjete me qira në vende të ndryshme për të mos i rënë në sy policisë. Emigrantët që u kapen në këtë operacion janë nga Egjipti dhe Jemeni.