TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes në Kuvendin e Shqipërisë Klevis Balliu, zhvilloi një takim në Konferencën e Sigurisë në Mynih me Brett Leatherman, Drejtor i Divizionit Kundër Krimit Kibernetik në Byronë Federale të Hetimit (FBI) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deputeti demokrat e ka informuar zyrtarin e lartë në lidhje me implikimin e krimit të organizuar në segmentet e sigurisë kibernetike në Shqipëri, duke iu referuar këtu skandalit të AKSHI-t dhe të Drejtorisë së Krimit Kibernetik në lidhje me Ergys Agasin.
Balliu ka shprehur gjithashtu se opozita do vazhdojë të denoncojë të gjitha lidhjet e krimit me politikën, në veçanti të luftojë për të mbrojtur sigurinë kombëtare.
Balliu deklaroi se opozita e Shqipërisë mbështet plotësisht SHBA-në dhe luftën e saj kundër karteleve.