TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin se ministrja Olta Xhaçka ka shkelur me vetëdije Kushtetutën në lidhje me ligjin për investimet strategjike dhe ka kryer veprime fiktive për ta fshehur atë.
“Më lejoni të sqaroj dy momente që na dallojnë nga deputetët e tjerë.
Një nga elementët e kërkesës sonë që na dallon nga kolegërt është përdorimi i zonjës Saton nga deputetja Olta Xhaçka për të feshur shkeljen e nenit 70 të Kushtetutës.
Deputetja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj paraqitën zonjë Saton si investiture strategjike, por ne kemi sjellë prova se ajo nuk është një investitore e huaj por thjesht kunata e deputetes Xhaçka
Zonja Saton nuk është investitore pasi ajo nuk ka asnjë përvojë në biznesë dhe as mjetet financiare për të kryer një investim të tillë. Zonja Saton është shpallur investitore strategjike sepse ajo është pjesë e familjes Xhaçka që provohet nga adresa e vetë deklaruar e vëllait të Olta Xhaçkës dhe zonjës Saton, postimet në rrjete sociale si dhe intervista në media e bashkëshortit të ministrit. Kemi vërtetuar që zonja Xhaçka jo vetëm që ka shkelur Lushtyetutën dhe me veprime fiktive është munduar ta fshehë këtë fakt me kunatën e saj”, tha Shehaj.