AKTUALITET, 15 Korrik 2022, 10:59

Nis te “Ligjet” dëgjesa publike me pretendentët për Avokatin e Popullit, tërhiqet papritur nga gara një prej kanidatëve. Lista e plotë e emrave në garë

Nis te “Ligjet” dëgjesa publike me pretendentët për

Komisioni  për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zhvillon këtë të premte një dëgjesë publike me kanidatët të cilët janë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Nga lista praprake me 20 kandidatë, do të prezantojnë platformën e tyre të kandidimit 19 prej tyre, pasi pasi Olta Aliaj është tërhequr nga gara pak minuta para nisjes së seancës në Kuvend.

Bëhet me dije se e pranishme fizikisht nuk do të jetë as Erinda Ballanca, e cila kërkon një mandat të dytë në postin e Avokatit të Popullit.

Koha për prezantimin e platformave për secilin kandidat do të jetë 5 minuta.

Të gjithë kandidatët do të kenë 5 minuta kohë për të shpjeguar pozicionin e tyre dhe platformën për udhëheqjen e këtij institucioni, ndërsa i pari në radhë është ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

Mes 20 kandidatëve që kanë depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu.

LISTA E PLOTË

1.Ahmet Prençi

2.Altin Goxhaj

Besim Ndregjoni

4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirjan Rusmali

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Sali Shehu