AKTUALITET, 15 Korrik 2022, 10:55

Mali i Çikës vijon të digjet, as avioni grek nuk neutralizoi dot flakët

Mali i Çikës vijon të digjet, as avioni grek nuk neutralizoi

Vazhdon zjarri në malin e Çikës në ditën e pestë. Të dy avionët e ardhur nga Selaniku nuk arritën dot që të shuanin zjarrin ditën e djeshme.

Mësohet se avionët kanë arritur të fikin vetëm një pjesë, ndërkohë që sipas informacioneve sot do të rikthehen sërish për të vijuar me shuarjen e zjarrit në një zonë e cila është thuajse greminë dhe nuk ka mundësi të ndërhyhet nga toka.

Deri tani në malin e Çikës janë djegur rreth 70 hektarë nga zjarri.