TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vajzë është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan se është ngacmuar seksualisht nga mjeku imazherist P.H në klinikën e tij private “Moskat”. Ajo thotë se shkoi për një problem shëndetësor, por përfundoi që mjeku po e ngacmonte.
Në këtë pikë një paciente që ka proobleme me mesin shkon të verifikojë situatën. Ajo ankohet për dhimbje mesi, por mjeku nis ta komplimentojë për fizikun, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri e kontroll mitre. Madje mjeku Hysko i tha se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium ku ai punon që të bënte kontroll pa letra e pa pagesë.
Pjesë nga biseda:
Pacientja: Përshëndetje! Si jeni?
Mjeku: Goce, si je?
Pacientja: Mirë! Faleminderit! Këtu?
Mjeku: Po ça bëhet? Si je? Si shkon?
Pacientja: Mirë! Tashi, unë kam pak dhimbje mesi edhe të shohim.
Mjeku: Sa herë shkon në palestër?
Pacientja: Jo, në palestër s’vete.
Mjeku: Po me ça e mban trupin?
Pacientja: Me asnjë gjë.
Mjeku: Ah, jo, mos ia fut kot!
Pacientja: Veç duke ecur…
Mjeku: Pa hë shtrihu, zhvishu! Sa vjeçe je?
Pacientja: 33!
Mjeku: Ça ha ndonjë gjë…? Uaa…,uaaa! Po kshu probleme gjinekologjike?
Pacientja: Jo!
Mjeku: Ke pasur sekrecione kështu?
Pacientja: Jo! Jo!
Mjeku: Mirë! Do të shoh tiroidet?
Pacientja: S’e di…, tashi.
Mjeku: Ja këtu! Apo do gjirin?
Pacientja: Si të jetë më mirë. Për kë mendon ti?
Mjeku: Më i bukur është gjiri.
Pacientja: (të qeshura)
Mjeku: Do të shoh gjirin vërtet.
Pacientja: Po!
Mjeku: Po hiqi pra! Si do shoh unë? Mirë oh, mirë, mos bëjmë ndonjë kështu, se… më mirë prishet.
Pacientja: Na merr mësysh hë!
Mjeku: Si duket ia ke kursyer një çikë.
Pacientja: Jo! Aspak!
Mjeku: Hë, më!
Pacientja: S’jam tip, që kursej gjëra kshu.
Mjeku: Një kist i vogël është këtu. Ngelet ta shohim një herë tjetër. Hajde ose këtu, ose te puna e shtetit!
Pacientja: A punon dhe në shtet?
Mjeku: Atje do vish ti, do të bëj një skaner për shtyllën kurrizore!
Pacientja: Ok!
Mjeku: Se ka mundësi të kesh ndonjë hernie. O të shëroj ty, o s’mund të rri në ketë punë! Ej po si nishane moj, pu, pu, pu…
Pacientja: Mirë hë…
Mjeku: Më mirë, prishet ! Hajde nesër! Po e marrim letrën në dispanceri, kam përshtypjen, që janë, ta kemi si kartëvizitë, se skaneri është 100 e ca mijë lekë, nuk e përballon dot. Më jep emrin, mbiemrin tat! Sa më… 30-të? 30-të?
Pacientja: 33!
Ditën tjetër takimi ndodh në sanatorium.
Pacientja: (Flet në telefon) Unë sa erdha këtu, ahh…
Mjeku: Këto përgjigjet, vjen i merr nesër?
Pacientja: Në çfarë ore të vij nesër?
Mjeku: Nga ora 11-të! Të shohim çikë biografinë. Na ngeli kështu. Se skaneri është 100 e ca mijë lekë. Jepi 20 mijë lekë aty edhe… O Artur!
Arturi: Urdhëro!
Mjeku: Ndihmoje çikë këtë komshien time! Vjen nga Gjirokastra, do bëjë një kontroll, po letrat i ka në Gjirokastër. Merri 20 mijë lekë edhe…!
Arturi: Po, mo shef!
Pacientja: Të pres këtu?
Mjeku: Eh, do të bëjë ai, pastaj merr diskun edhe hajde lart!
Pacientja: Ok! Sipër te dera…!
Mjeku: Po! Po! Po! Meto!
Arturi: Doktor!
Mjeku: Ma shih këtë gocën!
Arturi: Patjetër!
Punonjësi: Exxxxx…
Specialisti: Hajde brenda! Ik, disku, punimet i ke të gjitha brenda!
Pacientja: Ok! Tashi po vija sipër.
Mjeku: Si doli?
Pacientja: S’e di, s’më tha gjë.
Sapo vajza hyn në dhomën e ekzaminimit, mjeku nis të përdorë terma seksualë dhe të bëjë veprime ndaj saj.
Mjeku: Këtu s’të q** dot.
Pacientja: Urdhëro!
Mjeku: Ta lëmë nesër! Do takohemi nesër!
Pacientja: Po mirë!
Mjeku: S’të kam parë mitrën.
Pacientja: Si?
Mjeku: S’duhet ta shohim mitrën, se ke kistin. Ke uri? Se s’të bëj gjë tani. Në shtëpi.
Pacientja: Ça duhet të bëj tashi?
Mjeku: Të shohim çikë mitrën!
Pacientja: Pjesën këtu?
Mjeku: Hë, hë… T’i kishe dhënë atje 20-të mijë lekë te zyra.
Pacientja: Unë dhimbjen e kam te mesi.
Mjeku: Shtrihu tani një çikë, se mund të jetë hernie ajo! S’të vjen deri këtu dhimbja, moj.
Pacientja: S’kam dhimbje aty. O doktor, po ça po bëni?
Mjeku: Do të vizitoj më. Kështu infeksion s’ke?
Pacientja: Jo!
Mjeku: –Ke për të ma marrë në gojë!
Pacientja: Urdhëro!
Mjeku: Si e mban? E do me kështu prezervativ?
Pacientja: O doktor! Bëjë mirë vizitën! O doktor!
Mjeku: Po prit më, të pickoj!
Pacientja: Të lutem!
Mjeku: Po unë i pashë me….
Pacientja: Të lutem! Po mirë…,është tjetër gjë vizita. Doktor!
Mjeku: Mund të kesh hernie.
Pacientja: Nuk kam këtej dhimbje, o doktor, kam te mesi. A mund të fshihem vetë, o doktor?
Mjeku i thotë ta përsërisin takimin për të nesërmen duke e shthurur gojën e duke folur me terma të qartë seksualë.
Mjeku: Kthehu të …Një çikë! S’ma dhjeve!
Pacientja: Tashi, ça kam? Tashi, përgjigjet i marr nesër.
Mjeku: Të jem deri nesër unë këtu nesër, po erdhe do të q**.
Pacientja: Ça ore të vij? Në 11, më the!
Mjeku: Do vij për korrektesë, se unë ta jap që sot përgjigjen! Do vij të bëjmë atë muhabetin!
Pacientja: Muhabetin? Ça muhabeti?
Mjeku: S’ke qejf me mua?
Pacientja: Në 11-të, të vij të marr përgjigjen?
Mjeku: Der sa shikon, më del nga… Po s’e kape njëherë këtu me dorë…
Pacientja: O doktor!
Mjeku: Uff…!
Pacientja: Të vij nesër në 11-të?
Mjeku: Po pyete b**hën do vish vetëm për t’u..?
Pacientja: Ça të pyes?
Mjeku: B**hën! Të kam premtuar, që do ta d*rdh në gojë. Kështu e kemi lënë. Ose prit, merr rekomandim, pastaj, se s’kam, ça të bëj…, po s’erdhe për t’u q**. Hajd!
Pasi merr diskun, mjeku shkon ta lexojë në një ambient ku janë edhe praktikantet, sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Mjeku: Ty të dhemb këmba e djathtë?
Pacientja: Pak, jo shumë.
Mjeku: Eh, të ka filluar hernia ty. Të ka filluar hernia, kështu që ki kujdes nga peshat, sepse avancon ai! Zbrit te Arturi, jepi këto lekët e diskut, të vejë mirë të paktën, se mund të shkojë mbi 20 mijë. Apo s’ke?
Pacientja: Në rregull! Të zbres poshtë dhe të vij?
Mjeku: Po!
Arturi: Omë..
Pacientja: Një porosi të vogël! (I jep 20 mijë lekë)
Arturi: Rrofsh!
Pacientja: Faleminderit!
Arturi: Hajd! Të shkuara! Kishe gjë?
Pacientja: Pak hernie!
Arturi: Pak hernie?
Pacientja: Po! Shumë faleminderit!/tvklan.al