TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter me një përgjigje për Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, e cila i quajti deklarata të paprovokuara të Ramës, komentet e tij të bëra në një forum në Slloveni të zhvilluar dy ditë më parë.
Rama thotë se dikush duhet t’ja përkthejë qetësisht deklaratën e tij, e cila përmban të njëjtat komente si në muajin qershor.

REAGIMI I RAMËS
Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled, nuk mund të mos e marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar.
Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin qetësisht të deklaratës sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.
***
Kujtojmë se në njoftimin zyrtar, ministria e Jashtme Bullgare thotë se kreu i qeverisë shqiptare ka bërë sërish deklarata të paprovokuara antibullgare, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të pahijshme të një kryeministri, vendi i të cilit është kandidat për anëtarësim në BE.
“Në lidhje me deklaratat e reja, të paprovokuara, të njëpasnjëshme antibullgare të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bled më 29-30 gusht të këtij viti, bazuar në deklaratën e rreme se Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave të Shqipërisë për 8 vjet për anëtarësimin në BE. MPJ i refuzon me vendosmëri sugjerimet e tij si të papranueshme dhe të pahijshme për sjelljen e një kryeministri të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë së Jashtme.